Arrestimet ne Tirane, nga aksident me vdekje tek perndjekja e nje vajze

Arrestimet ne Tirane, nga aksident me vdekje tek perndjekja e nje vajze

121
0
Shares

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë ne Tirane për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale “Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B., pasi në rrugën “Thoma Goxhaj”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e administruar nga shtetasi M. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një DVR dhe dy njësi qendrore kompjuterësh.

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 21 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin E. K., 31 vjeç, pasi pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i TEG-ut, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin L. N., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila i përkiste shtetasit L. N.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 22 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit I. P., 52 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanko”, i ka thyer xhamin e mjetit dhe i ka vjedhur një shumë parash në mjet shtetases Zh. F.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, pasi në plazhin e Golemit, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 36 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY