DW: Humbje e ndjeshme për partinë e Gjukanoviçit, formimi i qeverisë do...

DW: Humbje e ndjeshme për partinë e Gjukanoviçit, formimi i qeverisë do jetë shumë i vështirë

115
0
Shares

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, duket se rezultati është shumë i ngushtë dhe formimi i qeverisë do të jetë shumë i vështirë.

Sipas rezultateve të pjesshme, zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi kanë përfunduar me humbje të ndjeshme për Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS të presidentit afagjatë, Milo Gjukanoviç.

Sipas të dhënave të institutit të opinionit, në Podgoricë, Cemi, partia properëndimore, DPS me 35% të votave dhe 29 mandate mbetet partia më e fuqishme. Por aleanca opozitare me 33% të votave dhe 28% të mandateve mbetet shumë pranë partisë DPS: Prognoza mbështetet në rezultatin e numërimit të 80% të votave.

Gjukanoviç është në krye të shtetit malazez në funksione të ndryshme që prej 30 vjetësh. Kritikët e akuzojnë atë për korrupsion, kufizimin e mediave të pavarura dhe manipulime zgjedhore. Në kohën e qeverisjes së tij nuk ka pasur asnjëherë ndërrim pushteti.

Para katër vjetësh, partia DPS ka arritur 41% të votave dhe zuri 36 nga 81 vende në parlament. Sipas të dhënave të institutit, Cemi, DPS kësaj herë edhe së bashku me partnerët e vegjël nuk do të arrijë shumicën absolute parlamentare. Krijimi i koaliconit pritet të jetë i vështirë. DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY