Bordi i Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare është mbledhur për 10 orë rresht por nuk paarritur të gjobisë kompanitë e sigurimeve të cilat rritën 20% cmimet policave ndërkohë që AMF nuk ka marrë njoftim.
Mbledhja pritet të vijojë javën tjetër duke shënuar një nga mbledhjet më të gjatë të këtij autoriteti.
Qëndrimet e ndryshme ne bord kane mbajtur pezull nje vendim per dënimin e kompanive. Para nje muaji, te 8 firmat qe ofrojnë shërbimin e sigurimit kane rritur ne mënyre te menjëhershme me 20% vlerën e policave te sigurimit. AMF u çoi nje shkrese ku kërkoi rikthimin e tarifave te mëparshme, sipas burimeve brenda këtij institucioni, ndërkohë që ato nuk reflektuan por vijojnë te shesin siguracione me çmimet e reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/