EMRAT/ Miratohet ne Parlament qeveria e re e Maqedonise

EMRAT/ Miratohet ne Parlament qeveria e re e Maqedonise

86
0
Shares

Afer mesnates kuvendi i Maqedoniae, me 62 vota “pro” dhe 53 “kundër” u votua Qeveria Zaevit.

Krahas Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështje evropiane,
Ministra do te jene: Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës,Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheqë Arianit Hoxha nga BESA, partner parazgjedhor i koalicionit me LSDM-në, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale edhe në Qeverinë e re.

Artan Grubi nga BDI do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Jeton Shaqiri.

“Nuk kemi më çështje të hapura etnike, të gjithë jemi të barabartë…Do të kemi institucione që të gjithë do të krenohemi”, premtoi Zaev ne fjalen e tij ndersa beri thirrje per te rinjte te qendrojne ne Maqedoni.

“Dua t’i thirri të rinjtë, mos shkoni jashtë. Na ndihmoni në modernizimin e vendit, në evropianizimin e vendit”, u shpreh Zaev, duke premtuar luftë kundër ekonomisë gri dhe punësimeve të jashtëligjshme.

Ai theksoi se të pasurit do të duhet të paguajnë më shumë tatim ndaj shtetit, si dyfishimi i pronave të pashfrytëzuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY