Ke favorizon pjesemarrja e larte ne votimet e Malit te Zi

Ke favorizon pjesemarrja e larte ne votimet e Malit te Zi

78
0
Shares

Shqiptaret presin që të ketë të paktën 2 deputetë në parlamentin e Malit të Zi.

Në komunën e Tuzit janë mbi 8 mijë votues dhe në Ulqin mbi 10 mijë. Pjesëmarrja në total e shqiptarëve në Malin e Zi është rreth 65%.

Një rritje të konsiderueshme të votuesve shqiptarë ka pasur në orët e fundit. Surprizuese është pjesëmarrja në votime në të gjithë territorin e Malit të Zi, me afro 80%.

Aktualisht ka dy skenare, ku njëri mund të nxjerrë me fitore të brendshme partinë e Presidentit Gjikanoviç, nisur nga pjesëmarrja e lartë, dhe skenari tjetër është që këto vota të shkojnë për partinë opozitare pro serbe, e cila ka rreth një vit që proteston e ndihmuar nga Kisha Ortodokse në Mal të Zi, për shkak të ligjit të fesë, shkruan balkanweb.

Ndaj dhe një rritje e opozitës malazeze nuk është surprizë. Nisur nga numri i votave, dy koalicionet shqiptare mund t’i marrin dy deputetë, edhe pse kjo nuk është e sigurt, për shkak të pjesëmarrjes së lartë. Rezultatet paraprake priten jo me shume se 2 ore nga mbyllja e votimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY