PD: Albert Dervishi duhet te shkarkohet menjehere nga detyra

PD: Albert Dervishi duhet te shkarkohet menjehere nga detyra

83
0
Shares

“Emërimi i ish-agjentit të Sigurimit të Shtetit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj shkelën ligjin, duhet të shkarkohet. Heshtja e tyre konfirmon skenarin për kapjen e policisë”, deklaroi iah deputetja e PD, Izmira Ulqinaku.

“3 ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin.

Asnjë fjalë nga Edi Rama, asnjë fjalë nga Sandër Lleshaj, dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e nëndrejtorit të policisë”, tha Ulqinaku.

Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559.

Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, eshte kerkesa e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY