Zgjedhjet ne Mal te Zi, beteje e forte ku der ndikimit serb...

Zgjedhjet ne Mal te Zi, beteje e forte ku der ndikimit serb e rus ne republiken e vogel

70
0
Shares

Mali i Zi mban sot votimet per zgjedhjen e Parlamentit duke shenuar nderkohe nje nga garat me te forta qe nga shpallja e pavaresise se ketij vendi.

Kreu i komunes se Tuzit, Nik Gjeloshaj foli sot per mediat fill pas votimit.

“Sot presim rezultatet, ne jemi për ata që respektojnë principet tona. Jemi fokusuar në fitoren tonë në zonën shqiptare”, u shpreh ai për mediat.

Nëse lista shqiptare fiton në këto zgjedhje, Gjeloshaj tha se fokusi kryesor i tyre është rritje ekonomike dhe ruajtja e identitetit shqiptar në Mal të Zi.

Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate e presidentit Milo Gjukanoviç dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate nderkohe qe 24 mije votues jane regjistruar per zgjedhje.

Kujtojmë se politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY