Bota dyshuese për vaksinën, por Putin tregon se si reagoi vajza e...

Bota dyshuese për vaksinën, por Putin tregon se si reagoi vajza e tij ndaj “Sputnik V”

113
0
Shares

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se vendi i tij do të prodhojë edhe një vaksinë të dytë kundër koronavirusit, që do të jetë gati në shtator, ndërkohë që vaksina e parë, Sputnik V, është provuar nga vajza e tij.

Putin tregoi për “RT” se si u ndje vajza pas vaksinës: “Pati një rritje temperature. 21 ditë më vonë, pas vaksinës së dytë, pati sërish një rritje të lehtë temperature, por gjithçka kaloi mirë”.

“Sot, specialistët tanë e kanë të qartë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, krijon antitrupa, si në rastin e vajzës sime, dhe është e padëmshme. Falë Zotit, vajza ime është mirë”, shtoi Putin.

Pavarësisht optimizmit të Presidentit rus, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dyshime mbi vaksinat ruse.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY