“Dervishaj ish-bashkëpunëtor i sigurimit në Polici”, PD: A po zbatohet i njëjti...

“Dervishaj ish-bashkëpunëtor i sigurimit në Polici”, PD: A po zbatohet i njëjti plan si me Gjovalin Lokajn për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!

73
0
Shares

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka denoncuar sot Edi Ramen dhe Sandër Lleshajn, qe sipas te ciles heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit.

Ajo pyet a po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!

24 orë pas denoncimit të Partisë Demokratike që në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, dhe ish-deputetja thote se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin.

“Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, të mbajnë përgjegjësi ligjore”,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY