Pse nuk po rindërtohet kopshti 42 në Tiranë? PD zbërthen planin e...

Pse nuk po rindërtohet kopshti 42 në Tiranë? PD zbërthen planin e Bashkisë: Vend i lakmuar, së shpejti afera korruptive e radhës

104
0
Shares

Partia Demokratike denoncon nje skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e cila sipas tyre i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj.

Behet fjale per kopshtin 42 ne zemer te Tiranes, i cili sipas ekspertit Ndriçim Mehmeti eshte kthyer ne vend i lakmuar nga Bashkia dhe qeveria për ndërtim.

“Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij. Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.

Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht. Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur.

Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim”,-shprehet ai.

#LIVE – Ndriçim Mehmeti, deklaratë për mediat

#LIVE – Ndriçim Mehmeti, deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 29 août 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY