Rradhet e shqiptareve ne Athine e Selanik, ministri Cakaj premton ndryshim te...

Rradhet e shqiptareve ne Athine e Selanik, ministri Cakaj premton ndryshim te thelle

53
0
Shares

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar për radhët e shqiptarëve në Athinë e Selanik për pasaportat.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai mirëkuptoi shqetësimin dhe mërzitjen e shqiptarëve ndersa theksoi se puna është përmirësuar.

E kuptoj se jeni mërzitur shumë nga gjendja e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik. Numri i lartë i kërkesave së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën tonë konsullore. Sidoqoftë, me ndryshimin rrënjësor të të gjithë stafit në Athinë dhe riorganizimit të thellë të punës në Selanik, tani po vërejmë rezultatet e para pozitive”, komentoi ministri Cakaj ne Facebook.

Cakaj thote se nga data 1 janar deri në 26 korrik të këtij viti janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga ambasada në Athinë. Për të njejtën periudhë, Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka kryer 12.445 aplikime për pasaporta.

Ai bëri me dije se nga autoritetet në Athinë janë dorëzuar brenda muajit të fundit 6.656 pasaporta dhe karta identietitei, ndërsa nga Selaniku 6.389 mjete identifikimi. Ministri premtoi se shërbimi për shqiptarët do të vijë duke u përmirësuar.

Në përpjekjen për t’ju shërbyer qytetarëve shqiptarë, pra, trupa konsullore e Republikës së Shqipërisë praktikisht ka sfiduar edhe kufijtë e punës së saj fizike. Ju sigurojmë se po punojmë pakursim për t’i dhënë një pamje krejt të re hapësirave të punës e rritur dukshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë të nderuar.”

Pak ditë më parë qeveria greke vendosi që t’u njohë vlefshmërinë pasaportave të skaduara të shqiptarëve deri në datën 31 dhjetor të 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY