Nëndrejtori i spitalit Rajonal të Gjirokastrës rezulton pozitiv për Covid-19

Nëndrejtori i spitalit Rajonal të Gjirokastrës rezulton pozitiv për Covid-19

143
0
Shares
Spitali Gjirokastres

Nëndrejtori i spitalit Rajonal në Gjirokastër ka rezultuar pozitiv për Covid-19 ditën e sotme. Nuk dihet ende se nga mund ta ketë marrë virusin.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë deri të enjten, numri i rasteve aktive në Gjirokastër është 40. Ndërsa, raste aktive në të gjithë vendin janë 4,026.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY