Dhunoi të dashurën e të fejuarit, jepet masa e sigurisë për të...

Dhunoi të dashurën e të fejuarit, jepet masa e sigurisë për të renë nga Shkodra

193
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Margerita Gjonin, vajza e cila dhunonte të dashurën e të fejuarit.

Kjo masë sigurie sipas vlerësimit të Gjykatës është vendosur pasi veprimet e Gjonit cilësohen si kundërvajtje penale. Kështu Gjoni është liruar nga qelia ndërkohë që vijojnë hetimet në gjendje të lirë për të.

Margerita Gjonin, mori peng të dashurën e të fejuarit, e dhunoi dhe më pas i publikoi pamjet në rrjetet sociale.

Abc News ka mësuar se në sallën e gjyqit Gjoni nuk ka folur ndërkohë që avokati i saj, Besmir Kolci është shprehur se Margerita Gjoni është penduar për dhunën, por e justifikoi me faktin se “kur e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur është tronditur prandaj e ka goditur”.

Besmir Kolci është shprehur se Gjoni është penduar, teksa shtoi se të dhunuarën e ka patur edhe shoqe.

Ndërkohë mësohet se Gjoni dhe bashkëshorti i saj, Ndue Preka, për të cilin u bë i gjithë sherri dhe njihet si “Noja” tashmë në rrjetet sociale, janë në proces divorci prej tre muajsh.

Margerita Gjoni u vu në pranga më 25 gusht, 24 orë pasi videot ku ajo ushtronte dhunë dhe presion mbi vajzën me të cilën e kishte tradhëtuar i shoqi u bene te njohura.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY