OBSH kontroll spitalit Covid-2, drejtoresha merr informacione të hollësishme mbi punën për...

OBSH kontroll spitalit Covid-2, drejtoresha merr informacione të hollësishme mbi punën për përballimin e koronavirusit

116
0
Shares

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Bettina Menne, ka vizituar spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, OBSH në Shqipëri thekson se drejtoresha Menne është takuar me drejtorin e këtij spitali dhe është informuar në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.

Po ashtu, Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët.

Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital.

“Ne planifikojmë të rrisim sa më parë kapacitetet e njësisë së terapisë intensive” – tha Dr. Kapisyzi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY