OSBE nuk ka marre kontakte me opoziten bjelloruse argumenton kreu i OSBE, Edi Rama duke i trajtuar te dy palet njesoj, si hajdutin edhe te vjedhurin.
Për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, Muhamed Veliu zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama ku e ka theksuar kete fakt.
Veliu: Ju gëzoni besimin e ndërkombëtarëve, nga BE, Merkel apo edhe SHBA, por duhet të marrë edhe një rol i Rusisë, sa mund të negociohet situata në Bjellorusi?
Rama: Nuk bëhet fjalë për të negociuar krizë, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve, që po shkojnë në një konfrontim me pasoja të mëdha me të gjitha palët. Nuk bëhet fjalë për një punë individuale, por me një punë që lidhet me një organizatë të tërë dhe me një grup të madh njerëzish. Unë mendoj që kjo është gjëja e duhur dhe më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë dhe kaotik, mori kaq shumë vëmendje dhe ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por mbështet edhe me një rezervë nga Rusia.
Veliu: Keni dërguar një letër për Lukashenkon, keni marrë një përgjigje?
Rama: Nuk kemi përgjigje. Po të kishim do kishim shkuar në Minsk, por kjo është detyra e OSBE dhe puna. Durimi është pjesë e rëndësishme e kësaj detyre.
Veliu: A keni kontakte me opozitën në Bjellorusi?
Rama: Jo se kemi preferuar të mbajmë një pozicion krejtësisht të baraslarguar nga të dy palët. Arsye pse dërguam letrën është se për të shkuar në Minsk duhet një aprovim dhe nuk mund të shkohet pa të. Vetëm nëse bëjmë selfie në protestë. Dhe jo nuk është puna ime dhe detyra ime. Jemi për të lehtësuar komunikimi me kushtet e krijuara. Kjo i takon popullit dhe autoriteteve Bjelloruse. Të dy palëve dhe nuk i takon OSBE apo kushdo qoftë që të zgjidhje. Por Bjellorusia është anëtare dhe është instrumenti i duhur nëse pranojnë këtë ofertë.Tch
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/