Drejtues te partive politike shqiptare ne Mal te Zi kane denuar deklaratat e Rames dhe Cakajt ne lidhje me votimin e shqiptareve ne kete shtet.
”Tre ditë e fundit para se shqiptarët në Mal të Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionetshqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udheheqës tëpolitikës të shtetit Amë. Ministri i punëve të jashtme në detyrëdhe kryeministrit Rama, prononcohen me deklarata tejetshqetësuse dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxitpërçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministriRama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi tëvotojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet tëpunëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtitkoalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të pa përgjegjshmedhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët të cilëtjetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe nxisinpërçarje të thella mes nesh”, demlaron kryetari i Partise Unioni Demokratik i Shqiptareve, Mehmed Zenka.
Shqiptarët nëMal të Zi do te votojne me 30 shtator në dy lista, njëra është Koalicioni Shqiptarë –Bashkë Nji Za– (PD,UDSH-LDnëMZ) dhe tjetra Lista Shqiptare(Alternativa,Forca,LDSH). /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/