Përfundon faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve të PD, nga 3600...

Përfundon faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve të PD, nga 3600 propozime kalojnë vetëm 1 mijë

118
0
Shares

Nga rreth 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PD-së, mësohet përmes burimeve se vetëm rreth 1000 kandidatë kanë kaluar fazën tjetër. Tirana, e cila përfundoi dje, ishte qarku i fundit që u filtrua nga 5-shja Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli dhe Mark Marku.

Sipas gazeta Panorama, Kandidatët për të qenë pjesë e listës së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, të cilët kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit, janë njoftuar nga Komisioni i Përzgjedhjes përmes një emaili, ku iu konfirmohet se kanë kaluar fazën e parë dhe kanë detyrim që brenda 5 ditëve të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Më tej, ata i kujtojnë çdo kandidati detyrimin që ta plotësojnë formularin brenda 5 ditëve, pasi në të kundërt, mosdorëzimi qoftë elektronikisht, qoftë në versionin fizik i formularit të plotësuar, nënkupton tërheqjen nga gara të kandidatit.

“Sipas udhëzimit, formulari duhet të dorëzohet i plotësuar në rrugë elektronike në adresën kvk@pd.al apo dorazi pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë në selinë qendrore, brenda 5 ditëve nga marrja e këtij njoftimi. Mosdorëzimi në kohë i formularit të vetëdeklarimit nënkupton heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm. Lutemi që plotësimi të bëhet elektronikisht ose me shkrim të qartë dhe të kuptueshëm. Dorëzimi me e-mail konsiderohet nënshkrim nga ana e kandidates/it”, vijon njoftimi me e-mail për kandidatët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY