Gruaja shkon tek ‘hoxha’ për hajmali, ai e shfrytëzon seksualisht 6 vjet...

Gruaja shkon tek ‘hoxha’ për hajmali, ai e shfrytëzon seksualisht 6 vjet me radhë

318
0
Shares

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë 70-vjeçar, i cili për 6 vite me radhë duke iu paraqitur si hoxhë e kishte shfrytëzuar seksualisht një grua nga Prishtina Sipas burimeve të Reporteri.net rasti është denoncuar dje nga gruaja me inicialet Z.K.

Ngjarja kishte filluar në vitin 2014 kur gruaja kishte shkuar te qytetari Bislim Goliqi nga Prishtina. i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali, njofton Gazeta Express.

“Viktima ka raportuar e i dyshuari Bislim Goliqi i cili ju ka prezantuar si hoxhë i cili merret me hajmali. Sipas viktimës ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar seksualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele”, thotë ky burim i Reporteri.net.

Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrdhënie, i dyshuari kishte shkuar dhe e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të.

“Tani pasi viktima nuk ka dashur të vazhdoi me këtë person i dyshuari iu ka kanosur viktimës dhe familjarëve të saj duke i kërkuar që viktima të ja kthente të gjitha paratë që i kanë harxhuar së bashku”, ka thënë ky burim. Në konsultim me prokurorin ky rast konsiderohet si kanosje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY