Gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se i moshuari është vrarë

Gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se i moshuari është vrarë

122
0
Shares

91-vjeçari, Seri Petanaj, i cili u gjet i vdekur në banesë dyshohet se është vrarë.

Policia njoftoi më herët se trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.

Burimet bëjnë të ditur se i moshuari është goditur me mjet prerës. I moshuari u gjet pa jetë, në banesën e tij, në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa jetonte vetëm.

Njoftimi i policisë:

Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë,  është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç,  i cili  jetonte vetëm në banesë.

Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.

Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY