Thirrja e Bashës: Bashkëkombas të Malit të Zi, votoni listat shqiptare!

Thirrja e Bashës: Bashkëkombas të Malit të Zi, votoni listat shqiptare!

112
0
Shares

Pas publikimit të videos ku kryeministri Rama ka treguar mbështetjen e tij për Milo Gjukanoviç në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në fakt lideri demokrat përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar mbështetjen e tij për partitë shqiptare, dhe ka kërkuar nga shqiptarët në Malin e Zi që në zgjedhjet parlamentare të votojnë këto lista.

Ndërkohë kreu i qeverisë, me anë të një videoje të shpërndarë këtë të mërkurë deklaroi mbështetjen e tij për Milo Gjukanovic.

Postimi:

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY