PD denoncon bllokimin e punimeve në gjimnazin e Durrësit, ish-deputeti: Lajmi nuk...

PD denoncon bllokimin e punimeve në gjimnazin e Durrësit, ish-deputeti: Lajmi nuk është vetëm tek shkolla, qeveria ka dështuar

112
0
Shares

Ish-deputeti Gent Strazimiri i ndodhur përpara rrënojave të shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16-të të qytetit të Durrësit, denoncoi mungesen e ndertimeve ne shkolle dhe ngritjes se themeleve te tij.

Në tabelën që sqaron projektin, sipas premtimit të qeverisë shkolla do të duhej të mbaronte brenda 147 ditësh. Ish-deputeti thote se nuk ka asnjë shans që të mbarojë brenda afatit për të filluar vitin shkollor dhe nuk ka asnjë shans të mbarojë gjithashtu edhe në nëntor siç ka thënë kryeministri.

Por sipas ish-deputetit, tani lajmi tashmë është shëndeti i fëmijëve të Durrësit, sepse kjo nuk është e vetmja shkollë.

“Janë 27 shkolla të qytetit më të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar, të cilat praktikisht sot mbeten pa proces mësimor. Edhe sikurse procesi mësimor të fillojë, nuk kuptohet se si do të mund të rregullohen dhe të mbrohen nga pandemia COVID, dhe si do të aplikohen masat anti-Covid.

Me një plan nga ministria e Arsimit, kaotik dhe praktikisht të parealizueshëm edhe në kushte normale, edhe sikur këto 27 shkolla të kishin qenë ende në këmbë dhe të rikonstruktuara tashmë, në këto kushte në të cilat ndodhemi, ku shkollat janë tërësisht të rrënuara dhe ajo pjesë e mbetur e shkollave gjysëm e shkatërruar do të duhet të përballojë të gjithë fëmijët e Durrësit, edhe teorikisht masat e ashtuquajtura për mbrojtjen anticovid, të përpiluara në planin e kaotik të ministrisë së Arsimit janë krejtësisht të parealizueshme.

13 mijë fëmijë të shkollave dhe kopshteve që do të duhet që më datë 14 shtator të fillojnë procesin mësimor dhe të shkojnë në institucionet publike tashmë të shkatërruara.

Nuk diskutohet fakti që është disa herë më i lartë çmimi nga çdo të mund të ndërtohej një shkollë, nuk diskutohet më fakti i vonesës, nuk diskutohet më fakti i korrupsionit brenda projektit me paratë e BE-së, çështja kthehet tek shëndeti i fëmijëve”,-shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY