“4 maternitete përzënë shtatzanën nga Librazhdi”,Denoncimi i fortë: Ngjarje tronditëse, kalvari i...

“4 maternitete përzënë shtatzanën nga Librazhdi”,Denoncimi i fortë: Ngjarje tronditëse, kalvari i gjatë i vuajtjeve

193
0
Shares
Spitali Librazhdit

Katër maternitete, duke filluar nga ai i Librazhdit, i Elbasanit dhe dy të Tiranës e kanë refuzuar nje grua me argumentin se ishte e dyshuar për COVID, ndërkohë që ajo, në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, e pushtuar nga dhimbjet, u la në mes të rrugës nga instancat shtetërore.

Ky denoncim vjen nga profili i ish-kryeministrit Berisha.

Ka qënë vetëm ndërhyrja e Policisë që ka mundësuar që shtatzana, e torturuar rrugëve të Shqipërisë, të arrijë të lindë gjallë foshnjen.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar institucionet spitalore të shpartalluara të narkoshtetit, siç i ka cilësuar, për këtë kalvar të nënës së re: “Kalvari i një nëne për të sjellë në jetë foshnjën e saj. Një ngjarje tronditëse dhe në kufijtë e të pabesueshmes, – shkroi Berisha në Fb. – Gjithçka zhvillohet në institucionet spitalore të shpartalluara të narkoshtetit. Turp dhe krim i vërtetë! Lexoni denoncimin saj.”

Gruaja shkruan: “Përshëndetje. Para dy javëve kam lindur, por jetoj në një fshat dhe vajta në spital për të lindur. Në Librazhd nuk më mbajtën, pasi s’kishin mjek për të bërë lindjen.

Vajta në Elbasan, më mbajtën një natë, më zuri temperatura 37 me dhimbjet e lindjes. Më nxori një gjinekologe nga spitali, më tha “je me kovid”.

U drejtova për në Tiranë. Aty më refuzuan dy spitalet, nuk më mbajtën asnjëri nga mëngjesi deri në drekë kam ndenjur jashtë dyerve të spitalit duke qarë e bërtitur. Nuk më pranonin në spital.

Kam marrë Policinë. Mezi më kanë futur. Nuk bëhej fjalë të më merrnin në spital. Me në fund hyra në spital për të lindur. Më bënë testin e Covid dhe doli negativ.

Me kanë torturuar. Ky shtet as s’do t’ia dijë. Kam marrë punonjësin e shëndetësisë edhe asnjë përgjigje.

Unë nuk dija se s’mund të lindja në spital. Të refuzojë shteti, të marrë përsipër pacintin në atë gjendje…

Unë edhe sot  që kanë kaluar dy javë jam në gjendje shumë të keqe shpirtërore pasi jam lutur më futni në spital se jam shumë keq. Ik më thonin, lind në Elbasan ku Elbasani me tha nuk të mbajmë.

Po ju drejtohem juve sepse mjekësia ka marrë fund, nuk di ku të drejtohem të denoncoj atë gjinekonologe që më ka nxjerrë nga spitali pa asnjë të drejtë.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY