“Duhet mbështetje financiare”, Ish-deputeti: Qeveria pa plan për arsimin, ja çfarë duhet

“Duhet mbështetje financiare”, Ish-deputeti: Qeveria pa plan për arsimin, ja çfarë duhet

116
0
Shares

Ne nje reagim te fundit, ish-deputeti Luçiano Boçi shprehet se qeveria është mjaftuar me publikimin e rregullave anti-covid që duhet t’i nënshtrohen nxënësit dhe tre skenarëve me sens telenovele.

Nderkaq ai shprehet se paketa  financiare nuk ka per te mbeshtetur planin, te cilin ai e quan pa masa konkrete. Me tej, protokollet e sigurisë mbeten vetëm në letër, pa garancinë e zbatimit rigoroz dhe janë fiktive, sipas ish-deputetit.

Ish-deputeti thote se shkollat në pjesën dërmuese, janë të degraduara fizikisht dhe kushtet e tyre higjeno-sanitare, i shërbejnë më shumë virusit se sa nxënësve.

Ai liston nje me nje problemet dhe mangesite:

– Përgjatë kësaj kohe, nuk u mor asnjë ndërhyrje rregulluese.
– Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar.
– Ndërkohë,  klasat në shkollat e populluara, nuk janë shtuar dhe zhvillimi me turne, duke e shtrirë mësimdhënien në kohë, rrit rrezikun e përhapjes dhe ul përkujdesin e stafeve mësimore.

Protokollet që të realizohen, kërkojnë një mbështetje financiare për nxënësit dhe mësuesit, si prsh:

– Maskat një përdorimëshe rrisin kostot e shkollës në masë të papërballueshme për familjet shqiptare.
– Ndërsa mjetet mësimore dhe didaktike, duhen rifreskuar në frekuencë të shpeshtë.
Por Rama nuk e ka në plan të harxhojë lekë për nxënësit e mësuesit.
– Në shumë pika rregullat janë krejt të pazbatueshme, sidomos me nisjen e motit të frohtë, sepse shkollat janë pa sisteme ngrohje e në gjendje fizike mjerane.
– Klasat duhet të pajisen me banga një vendëshe, për të siguruar distancën.
Një shembull: Italia fqinje porositi 3 milion të tilla.
– Ndërsa personeli mësimor duhet të shtohet në mënyrë emergjente, duke rishikuar dhe normën mësimore të mësuesit, puna e të cilit ngarkohet me shumë protokolle.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY