PËRPLASJA/ Shoqëria Civile edhe kundër Ambasadës Amerikane

PËRPLASJA/ Shoqëria Civile edhe kundër Ambasadës Amerikane

51
0
Shares

Një ditë përpara protestës së organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve është shënuar një përplasje e fortë mes shoqërisë civile dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ishte një njoftim i kësaj të fundit që nxiti reagimin e disa përfaqësuesve të AKIP. Selia diplomatike amerikanë në Tiranë nuk dihet nëse për shkak të një lapsusi apo qëllimisht e etiketoi tubimin protestë të së shtunës një organizim të opozitës.
“Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i informon qytetarët amerikanë se partitë e opozitës shqiptare po organizojnë një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo-të rrezikshme në Shqipëri e cila pritet të zhvillohet më 1 tetor, në ora 11:00” – nis njoftimi i Ambasadës amerikane që “kujdeset” të nënvizojë se protesta është e partive të opozitës dhe se ajo bëhet kundër importit të “mbetjeve jo-të rrezikshme”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave.
“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës se nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, e cila është një grupim vullnetaro – qytetarë dhe OJF-sh. Leja për protestën e nesërme është dërguar nga AKIP. I kërkojmë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjëherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP” – thuhet në reagimin e këtij grupimi.
xfgggg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY