GREQI, MYKONOS/ Bie akuza per perdhunimin nga shqiptaret te motres se yllit...

GREQI, MYKONOS/ Bie akuza per perdhunimin nga shqiptaret te motres se yllit britanik te futbollit

383
0
Shares

Ylli i Manchester United Harry Maguire eshte denuar me 21 muaj burg ne Greqi pasi genjeu per gjoja perdhunimin e se motres nga shqiptare dhe rrahu tre police greke.

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Sot edhe 29-vjeçari Christopher Sharman u përball me akuzat e sulmit dhe abuzimit verbal.

Të tre mohuan pretendimet pas përleshjes së pretenduar në ishullin Mykonos, javën e kaluar.

Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan mori pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi.

Maguire, 27 vjeç, i cili kushton 85 milione euro ne markaten sportive, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar – vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare.

Miliona tifozë tani do të shohin nëse lojtari do të mbajë vendin e tij për ndeshjet e muajit të ardhshëm në UEFA League League, kundër Islandës dhe Islandës.

Trajneri i “Tre Luanëve” paralajmëroi se ai mund të përjashtohet, nëse ndryshojnë faktet.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje, i tha MailOnline: Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje”.

“Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe  bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.

‘Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke”.

‘Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje”, tha avokati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY