Numri i rasteve po rritet frikshëm në të gjithë qarkun. Situata po përkeqësohet çdo ditë e më tepër,ndërkohë që numri i rasteve aktive ka arritur në 78. Koronavirusi po futet tashmë në çdo institucion shëndetësor, bashki, banka e tregje në Berat.
COVID -19 rikthehet furishem ne Spitalin e Beratit ku konfirmohen të infektuar një mjek,një infermiere dhe farmacistja e spitalit.
Covid-19 është futur edhe në bashkinë Dimal,ku një punonjës ka rezultuar “pozitivë”,duke shtuar frikën dhe panikun mes gjithë administratës. Edhe në Tregun e madh dhe të vetëm të qytetit të Kuçovës, kanë dalë “pozitivë” edhe 2 tregtarë të tjerë, pas infektimit të disa ditëve më parë të një çifti bashkëshortësh që kishin një byrektore brenda tregut.
Po kështu, shtim të rasteve të reja ka pasur edhe në banka, këtë herë në filialin e bankës Raiffeisen në Berat, ku dy punonjës kanë rezultuar “pozitivë”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/