Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar sonte rrëzimin e tre kandidaturave të qeverisë për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Berisha e ka quajtur këtë një turp të Edi Ramës dhe histori kunetërish të qeveritarëve, histori feudale, turpi të vërtetë!
B këtë vendim ndërsa ka paralajmëruar se të njëjtin fat do të kenë edhe tre kandidaturat e tjera, ndërsa bën të ditur edhe se kush do të jenë ato.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Histori kunetërish të qeveritarëve, histori feudale, turpi të vërtetë!
Përshëndes vendimin e Këshillit të Europës!
Te dashur miq, sot Keshilli i Europes hodhi poshte me perçmim treshen e kunetreve dhe ndrikulles qe u derguan nga ministrat kuneter dhe kryekumbara, si kandidat per ne vendin e nderuar te anetarit te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg apo gjykates supreme nderkombetare per vendet anetare te Keshillit te Europes.
Ky ishte nje vendim plotesisht i merituar. Kurre ndonjehere ne historine e KE nje qeveri nuk ka derguar si kandidate dy kuneter dhe nje ndrikull te qeverise, te lidhur direkt dhe indirekt me krimin e drogen qeveritare, duke ofenduar rende vendin e vet me nje akt te tille feudal.
Ky ishte nje turp i vertete per Edvin Kristaq Ramen, qe me kandidaturat e tij deshmoi nderkombetarisht shkallen me ekstreme, me te turpshme te nepotizmit! Asnje vend tjeter ne Europe nuk do mund te imagjinonte nje vendim te tille!
Ky ishte nje turp dhe per kunetrit e pacipe qe ben ligjin e vettingut, por per te tjeret, kurse por veten paten si vettor kunatin apo kunaten, kryekumbaren ne kupolen e krimit te mazhorances se plehrave!
Miq, tani radhen e kane tre te tjere, sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare vettor Agaçi, militant Dvorani dhe ndrikulla famoze Hicka. Te tre do te kene fatin e te pareve!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/