Rihapja e shkollave, PD tregon mangësitë e udhëzimit: I pazbatueshëm për shumicën...

Rihapja e shkollave, PD tregon mangësitë e udhëzimit: I pazbatueshëm për shumicën e shkollave

78
0
Shares

Ndërsa kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.

Kështu është shprehur ish-deputetja e PD Albana Vokshi gjatë një deklarate për mediat. Për Partinë Demokratike, protokolli për hapjen e shkollave, është i pazbatueshëm në pjesën më të madhe të shkollave.

“Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.  Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore,” deklaroi Vokshi.

“Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.  Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social. Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze”,-shprehet ajo.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY