Rikthehen tifozët, superkupa e Europës do luhet përpara 20 mijë spektatorëve

Rikthehen tifozët, superkupa e Europës do luhet përpara 20 mijë spektatorëve

106
0
Shares

Superkupa e Europës Sevilla-Bayern do të luhet me tifozë. Ndeshja  do të zhvillohet në Hungari në stadiumin “Puskas Arena” më 24 shtator dhe do të përcaktojë fituesen e Superkupës.

Ideja e konsultuar pak ditë më parë nga Uefa me sekretarët e 55 federatave është miratuar dhe zyrtarizuar nga Komiteti Ekzekutiv i institucionit që menaxhon futbollin europian. Uefa ka bërë me dije se Superkupa që do luhet në Hungari do të rikthejë tifozët në 30% të kapacitetit të stadiumit që do të thotë të pranishëm do të jenë rreth 20 mijë tifozë në një impiant me 67 mijë vende.

Ky është një test që do të bëjë Uefa për rikthimin e publikut në kohë pandemie dhe dëshiron të sqarojë se deri në një vendim të dytë çdo ndeshje tjetër e kompeticioneve të Uefas do të luhet pa tifoz siç është bërë deri më tani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY