Armë pa lejë e të atit e ‘mori në qafë’, policia publikon...

Armë pa lejë e të atit e ‘mori në qafë’, policia publikon detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë

112
0
Shares

Policia arrestoi sot një 60 vjeçar nga Kavaja me akuzën e armëmbajtjes pa leje. 60-vjeçari është babai i vajzës nga Kavaja që u veteplagos me pistoletë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vajza ka qëlluar ndaj vetes në kushte të rënda psikologjike, ndërsa arma mbahej në shtëpi pa leje prej vitesh nga babai i saj.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY