INTERVISTA/ Është koha të aftësohesh në profesionin që garanton punën dhe të...

INTERVISTA/ Është koha të aftësohesh në profesionin që garanton punën dhe të ardhmen tënde

153
0
Shares

Në një intervistë për droni.al Ing Marjeta Dhima nga panairi i punës i cili është duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, flet për rëndësinë e shkollës profesionale duke ju drejtuar të rinjëve që të shohin veten e tyre drejtë këtyre profesioneve. Ajo ju bën apel që të marrin seriozisht këto lloje profesionesh për tu aftësuar dhe për të garantuar të ardhmen e tyre sepse janë të vetmet fusha të cilat aktualisht kanë vende vakante.

Interviste me Inxhinieren Marjeta Dhima, pedagoge tek Kolegji Profesional i Tiranës.

Cilat janë profesionet që ofron shkolla juaj?

Kolegji Profesional i Tiranës është i përbërë nga tre departamente. Departamenti i Tekonologjis se Informacionit, Departamenti Elektro Mekanikës, Departamenti i Ndertimit. Programet e studimit janë dy vjeçare. Nga ky kolegj dalin IT, elektriçistë, teknik ndërtimi, specialiat të ajërim kondicionimit, eklektromekanik etj.

Çfarë kriteresh duhet të përmbushin aplikuesit për tu bërë pjesë e kolegjit?

Nuk ka kritere strikte, të gjithë mund të vijnë e të regjistrohen aty e të ndjekin një profesion, për më të mirët ne ofrojm edhe bursa.

Sa ka qënë numri i aplikantëve?

Ka patur një numër të kënaqshëm, sepse ne kemi një vit që jemi hapur, dhe jemi befasuar nga numri i kërkesave që kanë ardhur për të ndjekur profesionet tek kolegji jonë. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo edhe për arsye te reformës ne arsimin e lartë ka patur rritje të madhe të studenteve që duan profesionet. Kolegji ka një kriter të cilin më duhet ta përmend, nëse për të fituar një shkollë të lartë studentëve do ju duhej të ishin me mesatare mbi 6 nga gjimnazi, në kolegj mund të hyjnë edhe poshtë kësaj mesatareje. Dhe aty do informohen, praktikohen, aftësohet e do mesojnë gjithcka që ju duhet për punën e tyre, kjo arrihet vetem nepermjet praktikave nëpër laboratore.

Sa ju ka ndihmuar panairi në promovimin tuaj? A ka patur vërtet prurje nga panairi?

Panairi realisht është një hapësirë e mirë, këtu studentët e interesuar drejt këtyre drejtimeve mund të marrin informacionin e nevojshëm. Patjetër që ka patur prurje si jo.

Cila është këshilla që ju doni tu dërgoni të rinjve, që ata të mund të afrohen drejt shkollave profesionale dhe pse?

Tregu i punës dhe jo vetëm ai shqiptar ka nevojë për profesione të orjentuara drejtë praktikës. Studentët duhet të studiojnë dhe të praktikohen në laboratore. Studentët nuk duhet të marrin diploma që nuk mund t’u shërbejnë. Ata duhet të aftësohen dhe të diplomohen në profesione që garantojnë të ardhmen e tyre. Duhet të shkojnë drejt kërkesave të tregut të punës, tregu i punes sot ka nevojë për IT. elektricitë, për teknik ndërtimi, për teknik elektroaut. Me këto profesione puna është e garantuar. Nuk do të sorollaten si të papunë nese kanë perfunduar një shkolle profesionale, sepse kërkesat janë vertet te larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY