“Gjendja skandaloze ne shendetesi: Fajin e paska ende PD!!”

“Gjendja skandaloze ne shendetesi: Fajin e paska ende PD!!”

58
0
Shares

Nga Bardh Spahia

Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!

Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?
Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?
Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!
Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?
Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?
Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!
Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY