Sot protesta kundër plehrave, policia “rrethon” kryeministrinë

Sot protesta kundër plehrave, policia “rrethon” kryeministrinë

72
0
Shares

Rreth 500 forca të policisë së Tiranës dhe FNSH do të jenë sot të angazhuara për protestën përballë kryeministrisë, të organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP.
Protestuesit do të mblidhen pranë Monumentit të Pavarësisë, në Parkun Rinia dhe do të marshojnë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’u ndalur para zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Para kryeministrisë do të jenë të përqendruar edhe forcat më të shumta të policisë. Ndërsa FNSH do të jetë pas ndërtesës së qeverisë dhe në disa rrugë të tjera rreth saj.

 

Njoftimi i plotë i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, bën me dije se datën 01 tetor 2016, nga ora 11.00 – 14.00 Aleanca Kundër Importit të Plehrave, me shkresën e datës 27. 09. 2016  ka “Njoftuar për protestë”.
Kjo aleance do të zhvillojë një protestë ne formë marshimi nga Parku Rinia, krahu i Monumentit të Pavarësisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka garantuar  ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të  marshim – proteste.
Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente  të marshimit – protestë  është hartuar  Plani i Masave me detyra konkrete për Sektorët në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë  vartëse, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal.
Në total janë planizuar 494 punonjës policie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY