Denoncimi i gazetarit: Kitet për testet e Covid-19 blihen 2 dollarë dhe...

Denoncimi i gazetarit: Kitet për testet e Covid-19 blihen 2 dollarë dhe shiten me 100

130
0
Shares

Gazetari i njohur Klodian Tomorri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, denoncon “biznesin” që bëhet në kohë pandemie me shqiptarët.

Në faturë, sipas Tomorrit një kit kushton vetëm dy dollarë e ndërsa njerëzve në spitale private, të cilat tashmë janë të licensuar për të bërë testet për koronavirusin ua shesin me nga 100 dollarë.

Postimi i plotë:

“Harac ne kohe krize. Disa nga ato testet e Covidit, te cilat laboratoret dhe spitalet private po ja u shesin njerezve me 100 euro, po i blejne me 2 dollare copa. Me kaq po vijne ne dogane. Qeveria shqiptare thote nuk kemi asnje detyrim ne t’u bejme tamponin emigranteve apo njerezve qe u duhet te udhetojne per hall se ashtu i bie te subvencionojme vendet e tjera, ku ata jetojne. Po leket qe emigrantet shpenzuan ketu per turizem kishit qejf t’ja u merrnit? Hajde mos keni merak se heren tjeter nuk ju vijne me. U bie shume me lire te shkojne t’i bejne pushimet atje ku ja u japin tamponin falas se ketu i keni vene takse 100 euro cdo turisti qe hyn ne Shqiperi. Shkaterrojeni dhe ate pak turizem qe ka mbetur qe te fitojne leke tregtaret e tamponeve,”– shkruan Tomorri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY