PD sjell listën e tenderave: Blendi Gonxhe kampion i abuzimeve, harxhoi mbi...

PD sjell listën e tenderave: Blendi Gonxhe kampion i abuzimeve, harxhoi mbi 2 milionë euro për fasada

178
0
Shares

Partia Demokratike denoncon sot Blendi Gonxhen dhe tenderat e tij, duke akuzuar qeverine e kryeministrit Edi Rama se po abuzon me to.

PD zbulon se prej një viti e gjysëm në detyrën e Drejtorit të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milion euro, pjesën më të madhe të të cilave vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash.

Sipas tyre, të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë.

“Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerez humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash. Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks.

Qeveria e Edi Ramës nuk do t’ia dijë për qytetarët, pavarësisht vështirësive që ata kanë. Bie tërmet? Tenderat zhvatës nuk ndalojnë. Goditemi nga pandemia, bizneset mbyllen, mbi 120 mijë vende pune zhduken? Tenderat për fasada vazhdojnë si të mos ketë ndodhur asgjë”,-shprehet Zhupa.

“Nëse prokuroria do të bënte detyrën dhe do t’i hetonte këto tendera, do të gjente abuzime dhe shkelje ligji. Do të gjente se shumica është me garë fiktive, se fituesi është i paracaktuar dhe shpesh me ofertën më të lartë.

Më herët, Partia Demokratike ka bërë publike të dhëna dhe dokumenta zyrtarë që provojnë se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, në konflikt interesi me postin që mban, ka përfituar për kompaninë e tij private të transporteve, mbi 220 milionë lekë para publike”,-shtoi me tutje zedhenesja e PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY