DOKUMENTI/ Çudit bashkia e Korçës, taksë 100 lekë metri katror për ata...

DOKUMENTI/ Çudit bashkia e Korçës, taksë 100 lekë metri katror për ata që nuk i hapin dyqanet

63
0
Shares

Mosrealizimi i projektit të Bashkisë së Korçës në të ashtuquajturin projekti i “rivitalizimit”, duket se ka shtuar dozën e nervozizmit te drejtuesit e këtij institucioni.
Pas një sërë presionesh të vazhdueshme për të nënshtruar pronarët e dyqaneve që ti binden urdhrit për të zgjedhur një nga aktivitet e listës bashkiake, tashme është hedhur ne veprime konkrete represive.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që është mbajtur një ditë më parë i është propozuar  këshillit bashkiak një shtese e vendimit të mëparshëm.
Bashkia në projektin e përgatitur kërkon të shtojë një taksë prej 100 lekë në muaj për metër katror, për të gjithë ata pronarë që nuk i vendosin dyqanet e tyre në punë.
Kjo takse e padëgjuar më parë, kërkon të nënshtrojë përfundimisht rezistencën e pronarëve, të cilët projektin e bashkisë e kanë cilësuar në kundërshtim me ligjin, pasi cenon rëndë të drejtën e lirisë ekonomike. Pas bllokimit te aktivitetit me anë të policisë bashkiake, Bashkia hedh një hap tjetër, këtë radhë më të rëndë, duke u munduar që të ligjërojë një veprim jo vetëm antiligjor, por dhe represiv, me reminishenca nga e kaluara  komuniste, e tatimit të jashtëzakonshëm që u behej atyre që sistemi i kishte cilësuar si “borgjezë”.
taksa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY