E FUNDIT/Çifti nga Tirana shfrytëzonin të miturën si prostitutë, si e kërcënonin...

E FUNDIT/Çifti nga Tirana shfrytëzonin të miturën si prostitutë, si e kërcënonin me jetët e familjarëve

246
0
Shares

Një çift kanë shfrytëzuar si prostitutë një vajzë të mitur për një periudhë të gjatë kohe, nën kërcënimin për jetën dhe se do i vrisnin familjen.

”I riu nga Tirana, i dënuar më parë, për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, së bashku me një 27 vjeçare, në rolin e tutorëve, “nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare”, tha Policia.

Ata u arrestuan në operacionin e koduar “Salvation”, finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

“Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

•E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY