Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19

Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19

152
0
Shares

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Njoftimi pason një postim në Twitter të shtunën nga Presidenti Donald Trump, ku akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.

Komentet e zotit Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.

Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.

Zoti Trump është akuzuar nga zoti Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi zotin Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën”, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.

Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”. Zoti Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Pnresidentin lidhur me këtë postim të tij”.

Senatori Chris Coons, një mbështetës i zotit Biden, tha në një intervistë për “Fox News” se presidenti Trump “ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit. “Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi zoti Coons.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY