Ja pse vëllai i preu motrës dy gishtat me gërshërë

Ja pse vëllai i preu motrës dy gishtat me gërshërë

89
0
Shares

Një 33-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga Policia e Tiranës, pasi ka plagosur rëndë motrën e tij duke i prerë gishtat me gërshërë. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, në rrugën “Jordan Misja”, në kryeqytet.
Burime nga Policia thanë se i dyshuari është shtetasi Leon Hasrama, i cili është vënë në pranga menjëherë pas denoncimit që kanë bërë familjarët.
I dyshuari ka shkuar i dehur në shtëpi dhe menjëherë mes tij dhe të motrës, shtetases 39-vjeçare, E. Hasrama, ka nisur një debat i ashpër, pasi ajo i ka kërkuar llogari se përse kishte pirë alkool.
Fillimisht ai e ka goditur me grusht në fytyrë. Më pas ka marrë një palë gërshërë duke i prerë dy gishta, raporton “Panorama”.
Kanë qenë anëtarët e tjerë të familjes që kanë ndërhyrë për të ndaluar 33-vjeçarin dhe kanë lajmëruar edhe Policinë. Burimet thanë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr. 3, që bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, Leon Hasrama.
Ndërsa motra e tij është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Sipas Policisë, i vëllai i kishte dëmtuar me gërshërë gishtin e mesit dhe gishtin e unazës, duke tentuar t’ia këpusë.
Por fatmirësisht ndërhyrja e familjarëve e ka shpëtuar 39-vjeçaren dhe pas ndërhyrjes, mjekët thanë që vajza ka pasur vetëm prerje të thella, por që nuk i kanë dëmtuar kockën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY