Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.
•Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë, u kap në flagrancë duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 5 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta si dhe sendet që përdorte për të kryer vjedhjet.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese ;
•Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/