“Qeveria të ndërhyjë”, Mjeku i njohur tregon kalvarin e torturës që heqin...

“Qeveria të ndërhyjë”, Mjeku i njohur tregon kalvarin e torturës që heqin qytetarët shqiptarë të prekur nga koronavirusi

96
0
Shares

Doktor Besnik Jakaj tregon se cfare hasin qytetarët shqipetarë te infektuar me koronavirus.

Ai shpjegon se sipas protokolleve të përcaktuara nga ministria, nëse kanë shqetësime të ngjashme me simtomat e Covid-19 duhet te telefonojne nr 127 që është urgjenca kombëtare.

Por pasi qytetari telefonon 127, nga urgjenca marrin përgjigjen standarte rri në shtëpi dhe komuniko me mjekun e familjes.

Pas kesaj, qytetaret telefonojnë mjekun e familjes, mjeku me të drejtë kur dyshon për diagnozen suspekt:Sars Covid-2, i njofton se duhet bërë tamponi, scaneri pulmonare, analizat biokimike në mënyrë që të vendosin diagnozen e saktë dhe të fillojnë mjekimin përkatës.

Sigurisht që kjo është gjëja e duhur profesionale e shkencore për të vendosur terapine dhe mënyrë e trajtimit në kushtet e shtëpis apo hospitalizimin e pacientit.
Qytetari në bashkëpunim edhe me mjekun e familjes telefonon përseri 127 dhe kërkon të bëhet tamponi pasi këtë kërkon edhe mjeku i familjes, 127 përgjigjet qëndroni në shtëpi, pini paracetamol e vitamin C dhe do vijmë e të marrim tamponin.

Në rastin më të mirë për 3 deri ne 5 ditë punonjesit e shendetësise paraqiten për ti marrë tamponin qytetarit, ndërkohë në shumicen e rasteve gjëndja shendetësore e pacientit vazhdon e rendohet.Më në fund merret tamponi, qytetari pret përgjigjen e cila vonon gjithashtu 3 deri nē 5 ditë të tjera.E kështu për 6 deri në 10 ditë vazhdon kalvari i të gjithë qytetareve që i ze ky hall.

Ata që kanë fatin e mirë në përgjigje imunitare të fortë dhe reagim të mirë nga mjekimi e kalojne pa pasoja dhe bëhet ritestimi pas 14 diteve nga dita që ka rezultuar tamponi pozitiv, që detyrohen të presin edhe per 4 deri në 6 ditë të tjera pë të marrë përgjigjen e ritestimit, në mënyrë që të quhen të shëndosh dhe të lire për të vazhduar jetën normale.Pra ky kalvar zgjat rreth 30 ditë për ata qeë janë me fat të mirë e organizem rezistent.
Pjesa tjetër përfundojnë në spitalet Covid në reanimim apo intubim dhe kryesisht si pasojë e vonesave të jashtëzakonshme të lartpërmendura”,-shprehet ai.p

Nderkaq ai thote se të sëmuret e hospitalizuar në spitalet Covd janë një kalvar tjeter vuajtje e dhimbje për ata dhe familjaret e tyre.

“Jam shprehur disa herë e nuk po ndalem as tani, kjo situatë keqmenaxhimi ka bërë që qytetarët të humbin totalisht besimin në institucionet shëndetësore publike. Qytetarët që kanë mundesi ekonomike kanë kohë që po e zgjidhin këtë hall në mënyrë private duke u diagnostikuar në kohë e për pasojë duke u mjekuar në kohë në kushet e shtëpis.

Për kujtes dhe thirrje për qeverinë që të marri masat sa me shpejt, po bëj një përllogaritje të thjesht të kostos së diagnostikimit dhe mjekimit për një person të prekur me Covid.

Tamponi 100 euro, skaneri 100 euro, analizat biokimike që do kontrollohen dy deri ne tre here mbi 100 euro, përcaktimi i diagnozës minimalisht kushton 300 euro.

Terapia bazë e trajtimit të sars Covid-2 konsistone kryesisht në kombinimin e barnave të mëposhtme por kuptohet në varësi të simptomave, gjëndjes, sëmundjeve të tjera të mbivendosura dhe analizave biokimike;
Antiviral, antibiotik, antikoagulant, kortikosteroide, vitamino terapi etj.

Në varësi edhe të nevojës së kohëzgjatjes së trajtimit minimalisht ka kosto 300 euro.
Sigurisht që trajtimi në kushtet e shtëpis kërkon edhe paisje mjekesore si, glukometer, oksimeter, aparat tensioni, termometer, në shumë raste edhe aparat oksigjeni, kostoja minimale e tyre shkon 400 euro.

Ky trajtim sigurisht kërkon edhe përsonel shëndetësor në mënyrë të vazhdueshme që përsëri do e sigurosh vetë.Në total ky trajtim në shtepi në rastin më të mirë i kalon 1200 euro”-shkruan mjeku i njohur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY