OBSH saktëson periudhën se kur pritet të përfundojë pandemia e koronavirusit

OBSH saktëson periudhën se kur pritet të përfundojë pandemia e koronavirusit

122
0
Shares

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se shpreson që pandemia e koronavirusit të përfundojë në më pak se dy vjet.

Nga Gjeneva të premten, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se gripit spanjoll të vitit 1918 iu deshën dy vjet për t’u kapërcyer.

Por ai shtoi se përparimet e tanishme në teknologji mund t’i lejojnë botës të ndalojë virusin “në një kohë më të shkurtër”.

“Sigurisht me sa më pak bashkëpunim, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur,” tha ai.

“Por në të njëjtën kohë, ne kemi teknologjinë për ta ndaluar dhe njohuri për ta ndaluar atë,” vuri në dukje ai, duke theksuar rëndësinë e “unitetit kombëtar, të solidaritetit global”.

Gripi vdekjeprurës i vitit 1918 vrau të paktën 50 milionë njerëz.

Kurse koronavirusi deri më tani ka vrarë pothuajse 800,000 njerëz dhe ka infektuar 22.7 milionë më shumë.

Nderkaq OBSH ndryshoi dhe rregullin e mbajtjes se maskes  duke vendosur qe femijet te mos e mbajne me masken.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY