DESHMIA E PLOTE/Zbërthehet i riu që vrau shokun: Ja çfarë ndodhi pasi...

DESHMIA E PLOTE/Zbërthehet i riu që vrau shokun: Ja çfarë ndodhi pasi shoferi më shau familjen

166
0
Shares

Zbardhet dëshmia e plotë e Stjuart Smakaj, 23-vjeçarit që vrau me armë zjarri gabimisht shokun e tij Gledis Krajës.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në Shqiptarja.com dëshminë e plotë të Smakajt, i cili ai ka treguar gjithë ngjarjen, që nga momenti që Kraja i dha pistoletën dhe deri tek vrasja.

Sipas Smakajt, pas sherrit të parë me punëtorët e mobilerisë, shoku i tij Gledis Kraja i dha një pistoletë që të vetëmbrohej.  “Mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”, mësohet se i ka thënë Kraja shokut të tij në momentin që i ka dorëzuar armën. Smakaj, i është përgjigjur me fjalët “…nuk na duhet gjë arma, se nuk vjen kush…”. Më pas ai e ka marrë pistoletën dhe futur në një çantë të bardhë, duke e mbajtur të fshehur në banesë.

Ai ka treguar më tej se sherri nisi mes vëllait të tij, Sebastianit dhe punëtorit të mobilerisë, për parkingun e kamionit. Sapo ka parë të vëllain që është goditur nga punëtori ai ka marrë armën dhe ka gjuajtur nga kati i dytë i banesës, por disa nga plumbat zunë shokun e tij.

Pas ngjarjes së rëndë, autori është larguar për në mal, por kur mori vesh se kishte vrarë shokun ai vendosi të vetëdorëzohej. Duke iu referuar dëshmisë i riu ka mbërritur i përlotur në Polici dhe ka treguar se sherri nisi pasi punëtori i mobinerisë e shau nga familja.

 

Rrëfimi: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pyetje: Më datën 17 gusht 2020 rreth orës 21:40 keni vrarë me armë zjarri Gledis Krajën, në afërsi të banesës suaj në “Qafëardhi” në lagjen “Danjel Matlija” të qytetit të shkodres, çfarë di ti personalisht në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetesh?

Përgjigje: Pyetjen e dëgjova dhe e kuptova, dhe në lidhje me këtë fakt për të cilin pyetem shpjegoj se: “…në datën 17 gusht 2020 vëllai im Sebastian Smakaj, kishte porositur disa mobilje për shtëpinë tonë ”karrige”. Rreth orës 19:00 firma që vëllai im kishte porositur mobilje, erdhi tek pallati jonë ku ne jetojmë, e cila ishte një kamjonçin me ngjyrë jeshile e të bardhë, dhe shoferi i kësaj makine nuk e parkoi mjetin ashtu siç duhet. Dhe shoferit të cilit nuk ja di emrin por me shoferin ka folur vëllai im Sebastjan Smakaj, i cili ndër të tjera me sa kujtoj unë, i ka thënë shoferit parkoje mjetin ashtu siç duhet se këtu kalojnë edhe makina të tjera dhe ke bllokuar rrugën. Më pas shoferi filloj duke bërtitur me zë të lartë e duke thënë se unë nuk jam malsor. Më pas shoferi filloj duke folur përsëri me zë të lartë dhe në atë kohë ka ardhur një femër, e cila ishte e shoqëruar me ta dhe i ndau vëllain tim Sebastianin me shoferin, të cilit nuk ja di emrin. Pasi shkarkuam pakon e mallit (mobiljet) u nisën dhe nuk e di adresën e saktë se ku shkuan dhe kur shikuam me vemëndje e kontrolluam mallin, pamë se kishim mangut dhe na mungonin dy karrige nga porosija që kishte bërë vëllai im, Sebastjan Smakaj. E me sa kujtoj unë pronarët e mobiljeve kanë ardhur edhe një herë tjetër, ku në këtë makinë, me sa kujtoj unë kanë qenë dy persona shoferi që ishte herën e parë dhe një djalë tjetër, të cilin nuk e njofta. Kanë ulur karriget në tokë dhe më pas kanë hipur në makinë. Në atë kohë unë po parkoja motorin dhe shoferi rrinte duke më parë mua, e më tha: “…pse më sheh…”.Unë ju përgjigja shoferit, “…a e ke seriozisht…?”. Ai më pas më shau me nderin e familjes sime, në këtë moment unë e ndieva veten të ofenduar dhe nga mosha ime e re dhe në gjaknxehtësi, e sipër ju turra shoferit dhe e godita dy herë me grushta. Në kohën e momentin të goditjes me grusht shoferi ishte në makinë, e më tha: “…më prit se erdha këtu, e keni për të më njohur mua…” dhe iku. Gjatë kësaj kohe shoku im, Gledis Kraja më solli armën e zjarrit e më tha ruju mos të vrasin. Gledisi ma solli armën pasi unë dhe Gledisi ishim shokë të ngushtë, pasi jemi rritur bashkë me njëri-tjetrin.Unë i thash Gledisit: “…nuk na duhet gjë arma se nuk vjen kush…” dhe Gledisi më tha përsëri: “…mbaje ta kesh aty, e të ruash veten…”. Më pas mora armën e zjarrit dhe e futa në banesë në katin e dytë pa më parë pjestarët e familjes, dhe rreth orës 21:30, ka ardhur një grua e cila ka qenë në fillim në momentin e parë që na ka ndarë, dhe kjo gruaja ishte e shoqëruar me një djalë të ri. Gruaja kërkonte të fliste me ne për konfliktin e ngatresën që kishte ndodhur më parë, në atë kohë ka dalë vëllai im Sebastiani, i cili është më i madh se unë e më tha mua: “…mos del ti se po dalë unë, se jam më i qetë sesa ti…”. Në atë kohë doli vëllai im Sebastiani, e foli me atë gruan që erdhi tek banesa jonë, e nuk e di se çfarë ka folur vëllai im me ta, pasi unë isha në shtëpi. Në momentin që vëllai im Sebastiani, po fliste me atë gruan, ka ardhur një autoveturë “Ford” me ngjyrë të errët, ku targat nuk ja kujtoj dhe nga kjo makinë kanë dalë dy djem të rinj e shkuan në drejtim të vëllait tim Sebastianit. Unë nigjova zhurmë të madhe jashtë e duke më sharë vëllain tim, e duke shkuar në drejtim të makinës që kishin ardhur me të. Më pas mora armën e zjarrit, të cilën ma kishte dhënë më parë Gledis Kraja dhe e nxora nga një çantë me ngjyrë të bardhë, paditur se arma ishte e mbushur. Në atë kohë arma qëlloi me breshëri, dhe unë nuk kam parë gjë ma dhe nga tronditja kam filluar të dridhem, e nuk e dita si të shkoja aty. Më tej jam larguar nga vendi i ngjarjes e kam shkuar dhe kam fjetur në një mal që nuk ja di emrin, por kam fjetur aty. Sot në datën 18 gusht 2020 në mëngjes herët, kam mësuar faktin se kishte vdekur shoku im, Gledis Kraja, e duke qënë në këto kushte erda për tu dorëzuar në polici dhe ndihem shumë i penduar nga kjo vrasje, që më ndodhi. Gjë tjetër nuk kam për të deklaruar…” tha ai.

Stjuart Smakaj, më 17 gusht vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja. Dy vëllezërit Smakaj u konflkuan me shoferin e mobilerisë, Ardianin, për dy karrige dhe më pas për parkimin e kamionit. Gjatë sherrit të dytë Sjuarti rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shoferit të mobilerisë, plumba zunë edhe Gledisin. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebastiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY