Ambasada shqiptare në Greqi njoftim për pasaportat dhe kartat e identitetit

Ambasada shqiptare në Greqi njoftim për pasaportat dhe kartat e identitetit

155
0
Shares

Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton emigrantët shqiptarë në Greqi se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr.1 të Ambasadës. Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë,” nënvizon ambasada.

“Po ashtu, ambasada shqiptare ka treguar se si veprohet lidhur me portalin e-Albania: “Ne vijim te problematikës lidhur me regjistrimin në e-Albania, është thjeshtuar procedura e riaktivizimit të llogarisë duke ndjekur hapat si vijon: Tani mund të rivendosni vetë fjalëkalimin e ri pa qenë nevoja të dërgoni e-mail te e-Albania duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Hyni në llogarinë tuaj në portalin e-Albania dhe klikoni “Keni harruar fjalëkalimin” dhe plotësoni të dhënat e kartës suaj të identitetit;

Nëse keni harruar përgjigjen e pyetjes së sigurisë, klikoni “Keni harruar pyetjen e sigurisë” dhe plotësoni të dhënat lidhur me numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit me të cilat jeni regjistruar në portal;

Fjalëkalimi i ri do t’ju vijë me e-mail ose me sms në numrin e telefonit. Nëse nuk kujtoni asnjë nga dy mënyrat e kontaktit, mund të kontaktoni helpdesk@e-albania.al, login@e-albania.al për të marrë fjalëkalimin e ri”,-thuhet ne njoftimin zyrtar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY