Apeloi për ndihmë, humb betejën me Covid-19 këngëtarja fierake

Apeloi për ndihmë, humb betejën me Covid-19 këngëtarja fierake

141
0
Shares

Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore,  dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.

Kohët e fundit familjarët e saj,  edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për këtë qytet dhe jo vetëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY