“Bizneset në gjendje të vështirë, energjia elektrike 30-40% më shtrenjtë”, PD: Plani...

“Bizneset në gjendje të vështirë, energjia elektrike 30-40% më shtrenjtë”, PD: Plani ynë për rimëkëmbjen

96
0
Shares

“Energjia elektrike është një nga faturat që rëndon më shumë biznesin”. Kështu deklaron Partia Demokratike, teksa përfaqësuesi i saj Eno Bozdo ka parë nga afër gjendjen e bizneseve.

Bozdo thekson se “në vitin 2013-të Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të ulte çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe për biznesin.

Sipas PD, fatura me çmimin e rritur të energjisë, tani po ndjehet edhe më shumë, për shkak të rënies drastike të xhiros. Bozdo theksoi se në planin e PD për rimëkëmbjen, ulja e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin është një nga pikat kryesore.

Në 2015-ën, ai realizoi rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike për të dy kategoritë. Sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi.

Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria renditet e 21-ta në Europë, duke lënë mbrapa, pra duke patur çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike, vende të zhvilluara të BE si Gjermania, Franca, Hollanda, Suedia, Anglia etj. 88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve, sot paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Një familje shqiptare paguan mesatarisht 64 mijë lekë të vjetra në vit më shumë.

Bizneseve u është rritur çmimi me mesatarisht 20%. Fashat të caktuara të biznesit shkojnë në rritje të çmimit nga 35 deri në 40%”,-shprehet Bozdo gjate takimit.

Ai shton se Partia Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron sektorin e energjisë elektrike jetik dhe strategjik dhe se kane një plan të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY