Akuza e fortë e ish-deputetit: Po “falsifikohen” të dhënat e testit të...

Akuza e fortë e ish-deputetit: Po “falsifikohen” të dhënat e testit të Covid, heshtja e Komitetit e konfirmon

124
0
Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Tritan Shehu ka akuzuar autoritetet përkatëse se po falsifikojnë të dhënat në lidhje me testimin për Covid 19.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se heshtja e Komitetit Teknit në lidhje me këtë fakt, konfirmon se po bëhet një falsifikim shkencor, me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave, siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik.

Ndër të tjera ai ka theksuar se aktualisht testimi epidemiologjik në vend ka nevojë minimalisht për 2500 teste PCR në ditë, përveç imunologjisë.

“Per te transmetuar imazhin e rritjes se numrit te testeve PCR prej ditesh ne te dhenat e testimit te popullesise transmetohet nje shifer e vetme, qe duket se permbledh pa diferencim ato te testimit mjeran publik e gratis, se bashku me cfare kryhet ne institucionet jo publike kundrejt pageses nga individe sporadike, per aresye nga me te ndryshmet, jashte skemes se miratuar, qe Komiteti i quan “teste administrative”, pra jo mjekesore.

Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon kete, gje qe perben nje fallcifikim shkencor me qellim rritjen formale te numrit, manipulimin e te dhenave sic eshte pozitiviteti i larte ne testimin publik, etj.

Keshtu mbasi vazhdoi per muaj bllokimi talebanesk i laboratoreve me pasoja te renda afat gjate, duket se po futemi ne nje loje tjeter anti profesionale, por me qellim te njejte, mashtrimin me shifrat e me pasoja te pa llogariteshme.

Aktualisht testimi epidemiologjik ne vend ka nevoje minimalisht per 2500 teste PCR ne dite, pervec imunologjise. Per kete duhen aktivizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, publike apo jo publike, por te gjitha keto ne baze te nje metodike universale e gratis”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY