I gjobitur tre herë dhe me aktivitet të mbyllur, biznesmeni nga Durrësi...

I gjobitur tre herë dhe me aktivitet të mbyllur, biznesmeni nga Durrësi sfidon sërish policinë

110
0
Shares

Procedohet penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrolleve u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 2-tën herë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari një subjekti në Durrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY