Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, merret vendimi i rëndësishëm për lundrimin

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, merret vendimi i rëndësishëm për lundrimin

139
0
Shares

Pas ngjarjes tronditëse që ka ndodhur një ditë më parë, dhe misterit mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ku bilanci ishte vdekja e një adoleshenteje 17-vjeçare nga Burreli me banim në Tiranë, është marrë vendimi për pezullimin e lundrimit të mjeteve ujore në Velipojë.

Një vendim i tillë me sa duket ka të bëjë me incidentet e shpeshta që kanë ndodhur si pasojë e mospasjes nën kontroll të mjeteve motorrike ujore siç ishte rasti i fundit ku Enisa Doda kishte dalë me mikun (të dashurin e paspecifikuar në hetimet), me një motorr uji e për pasojë në rrethana të panjohura ende, 17-vjeçarja i nxjerr nga deti e pajetë.

Dyshimet për ngjarjen e rëndë kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det.

Ato janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun, i cili në dëshminë e tij ka gënjyer. Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY