Shpërndanin heroinë, kapet “koka” e grupit kriminal në Tiranë dhe dy bashkëpunëtorët

Shpërndanin heroinë, kapet “koka” e grupit kriminal në Tiranë dhe dy bashkëpunëtorët

167
0
Shares

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 2 kilogramë heroinë, duke arrestuar tre poseduesit e saj, si dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Mësohet se organizatori dhe poseduesi, shtetasi S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë, po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.

‘’Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë’’, informon policia.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qënë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve  dhe aktualisht ishte me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor “Alliasi”  me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.

Të arrestuarit e tjerë janë:

Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” ;

R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY